8.8 C
Skopje

Pendohet përfaqësuesja e Maqedonisë në Eurovision, kjo është deklarata e saj

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision, Andrea Koevska është deklaruar me rastin e hedhjes së flamurit të Maqedonisë, që për shumë kë u cilësua si veprim skandaloz, madje u kërkua dhe penalizim nga gara për shkak të gjestit të kryer.

Ajo tha se veprimi nuk është për urrejtje, por, siç theksoi, delegacioni maqedonas ishte thjesht larg nga vendi ku ajo po qëndronte përballë gazetarëve dhe për këtë arsye vendosi ta hedhë flamurin.

“Unë jam këtu për ta përfaqësuar Maqedoninë në mënyrën më të mirë, shpresoj se do të vazhdojmë me pozitivitet në këtë përvojë të Eurovisionit”, tha ajo.

Kujtojmë se Festivali i Këngës, Eurovision fillon më datë 10 Maj, ditë e martë.