8.8 C
Skopje

Për dallim nga Sela, Arbër Ademi rezistoi ndaj nacionalistëve të VMRO-së

Në seancën e Komisionit për Çështje Europiane, dje ka ndodhur një inciden në mes Arbër Ademit dhe deputetëve të opozitës nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.

Incidentit i ka paraprirë një debat i ashpër rreth ligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në një moment të këtij debati deputetët e opozitës i janë afruar foltores dhe më pas kanë tentuar të ndërpresin seancën, duke i marrë me forcë mikrofonin drejtuesit Arbër Ademi dhe duke drejtuar akuza e ofendime të rënda ndaj deputetit Ademi.

Për dallim nga e kaluara para 5 viteve kur kreu i ASH, Zijadin Sela, pa rezistuar fare lejoi që të nënçmohet nga nacionalistët e VMRO-së, deputeti Ademi dje nuk lejoi në asnjë moment të dhunohet puna në institucionin legjislativ dhe të nënçmohet nga po të njejtit nacionalistë të VMRO-së.

Por, fatkeqësisht kësaj radhe deputetë dhe të afërm të Nikolla Gruevskit ishin të përkrahur edhe nga deputetë të partisë së Zijadin Selës.