Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektshi thotë se sa i përket mënyrës së llogaritjes së kohës, me heqjen eventuale të ndryshimit nga dimërore në verore dhe anasjelltas, vendi do të përshtatet me vendimet e Komisionit Evropian.
“Do të miratojmë vendime në përputhje me vendimet që do të miratohen në Komisionin Evropian duke pasur parasysh se bashkëpunimi ynë më i madh ekonomik, mbi 75 për qind është me anëtarët e Bashkimit Evropian. Se çfarë vendimi do të miratohet në Komisionin Evropian, kjo do të reflektoht edhe në vendin tonë, tha sot Bekteshi në pyetjen e gazetarëve.
Nuk janë bërë analiza konkrete, ndërsa sipas propozimeve të përgatitura nga grupi punues që është formuar një vit më parë, duhet të përshtatemi me vendimet e Komisionit Evropian.
Llogaritje verore e kohës përfundon të dielën në orën 03:00 pas mesnatës, kur shigjetat e orës duhet të lëvizin një orë pas, me çka fillon llogaritja dimërore e kohës.
“Sipas Vendimit për ditën dhe momentin e futjes dhe ditën dhe momentin e përfundimit të kohës verore në vitin 2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 63/23), llogaritja verore përfundon më 29 tetor në orën 03h 00 min 00s, kështu që duke u kthyer një orë pas, koha në 03h 00min 00s llogaritet si 02h 00min 00s. Sipas Vendimit, fillon llogaritja dimërore e kohës”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.