13/04/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kryer sot homazhe tek varrezat e martirëve të masakrës së 12 gushtit në fshatin Luboten.

Grubi në fjalimin e tij tha se Gjykata e Hagës ka kryer gjykim për rastin e masakrës së Lubotenit, ndaj sot të gjithë së bashku po jetësojnë amanetet e martirëve.

“Të nderuar të pranishëm, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve. Unë kam pas rastin që në këtë fatkeqësi të jem adresa e parë, sepse aso kohe ashtu e kisha punën dhe erdhën disa qytetarë në zyret e OSBE-së. Po e përmendi këtë rast sepse në Gjykatën e Hagës u gjykua për Lubotenin, u dënua policia maqedonase e asaj kohe ndaj ngjarjeve që u bënë ndaj shqiptarëve në ato kohë. Sot kujtojmë vetëm amanetin e dëshmorëve që lanë për ne, përkulemi çdo vit para madhështisë së këtyre dëshmorëve dhe japim llogari për punët që bëjmë ne drejt jetësimit të amanetit të tyre”, tha Grubi.