24/02/2024

Sot në Novaci është përuruar parku solar më i madh në Ballkanin Perëndimor. Centrali fotovoltaik i ri prej 55MW është investim i kompanisë “Mej Enerxhi” dhe “ATS Group” me vlerë të 40 milionë euro. Ky investim ka bashkuar pushtetin dhe opozitën. Në ngjarje ishin të pranishëm kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrat, kryetarët e komunave dhe liderët e opozitë. “MEY Energy” ka ndërtuar këtë central fotovoltaik për të prodhuar energji elektrike në Novaci, e cila do të furnizojë 30 mijë familje.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh se, parashikimet tregojnë se me energjinë e prodhuar nga kjo centralë fotovoltaike në Novaci, do të furnizohen 30 mijë familje në vend. Kompania “MEY energy” ka investuar në këtë projekt dhe pritet që centralja të prodhojë 85 mijë megavat energji elektrike në vit. Kjo shifër është mjaft e madhe për të përmbushur nevojat e familjeve në shtetin tonë.

“Dua ta uroj kompaninë “MEY energy” për investimin e ri më të madh në centralen fotovoltaike në Ballkan i cili gjendet në Novaci me hapësirë prej 57 hektarë. Ka kapacitet prej 55 megavat dhe për një vit parashihet të prodhojë 85 mijë megavat/h energji elektrike, që paraqet energji elektrike të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e 30 mijë familjeve në shtet. Ne jo rastësish na quajnë vend të diellit – sepse jemi vend i diellit. Isha ndër të parët që fola për prodhim të energjisë elektrike dhe kalova shumë kohë në hulumtime dhe mësim dhe ajo çfarë mund të ju them tani, është kjo – 85 mijë megavat për orë energji elekrike. Unë jam i bindur se kjo centrale fotovoltaike do të japë 20 – 25% më shumë energji eleltrike pasi energjia diellore në vendin tonë është më e mira në botë”, tha Kovaçevski.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjithashtu falënderoi investitorët “Mej Enerxhi” dhe “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, dhe theksoi se ne si vend anëtar i NATO-s do të prodhojmë energji për nevojat tona dhe të gjithë rajonit. Agjenda e gjelbër është e realizueshme, siç tregon rritja e energjisë solare.

“Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit. Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër, dikush edhe përqeshte kur u promovua agjenda e gjelbër, sot flasim për mbi 50% të energjisë solare nga ajo që është parashikuar të realizohet deri në vitin 2040, këto janë rezultate konkrete dhe do të doja edhe një herë të uroj investuesit”, tha Bekteshi.

Gjithashtu ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, theksoi se investimi në centralin fotovoltaik do të prodhojë energji elektrike dhe do të rrisë konkurrencën në biznes. Gjithashtu, do të ndihmojë qytetarët të kursejnë në buxhetin e tyre familjar.

“Energjia po bëhet gjithnjë dhe më e shtrenjtë, bëhet rëndesë për sipërmarrësinë dhe amvisërinë. Këto investime dhe të ngjashmet si to, janë input direkt ndaj rritjes së konkurrencës të kompanive vendore dhe të sektorit të biznesit, kurse për qytetarët kjo do të thotë kursim i buxhetit familjar”, tha Boçvarski.