13.8 C
Skopje

Plas sherri në BESA, drejtori i NPK injoron Kasamin

Në Lëvizjen Besa që administron me Komunën e Tetovës gjërat duket se kanë marrë teposhtëzën informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj edhepse tentohen të mbulohen disa raporte mes kreut dhe drejtuesve të institucioneve që vetë Kasami i ka emëruar ,e vërteta duket të jetë ndryshe.
Rasti më i ri është mes kryetarit të Komunës dhe drejtorit të NPK së Nuredin Fetai .

Shkak për këtë është bërë promovimi i dy kamionëve për mbeturina ndërsa në këtë promovim nuk ka qenë vetë drejtori Nuredin Fetai.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e konfliktit, edhe pse TS u mundua të merr prononcim nga drejtori Fetai por ai ishte i pakapshëm.