0.8 C
Skopje

Pochettino: Nuk kritikohet Messi, është në një nivel me Maradonën

schedule20:58 – 2 Maj, 2022

Maurizio Pochettino ka një mesazh për të gjithë ata që kritikojnë Leo Messin, pas sezonit të tij të parë në Ligue 1 me PSG.

“Të kritikosh Messin është e padrejtë. Messi ka mjaftueshëm talent për të realizuar atë që duhet dhe do ta bëjë këtë gjë sezonin e ardhshëm, që do të jetë totalisht i ndryshëm për të.

Ky ishte një vit mësimi për të. Duhet të kemi parasysh edhe ndryshimet e shumta që ka përjetuar personalisht dhe së bashku me familjen. Edhe një futbollist mund të ndikohet.

Nuk mund të flasësh kështu për Messin, është njësoj si të flasësh për Maradonën. Nuk po flasim për një lojtar dosido. Messi është në të njëjtin nivel me Maradonën”, tha trajneri argjentinas. /abcnews.al