11/12/2024

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 740 drejtues automjetesh.

“Prej tyre, 62 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 378 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 362 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.