13/04/2024

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba.

Nga gjobat e shqiptuara 12 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.

“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.