0.8 C
Skopje

Popullsia rezidente dhe jo rezidente: nga Shqipëria mbi 37 për qind jashtë, nga Maqedoni diç më shumë se 12 për qind!

-Popullsia rezidente e Shqipërisë është mbi 2.8 milionë, ndërsa ajo rezidente mbi 1.6 milionë, ndërkaq në Maqedoni, popullsia rezidente mbi 1.8 milionë dhe ajo jorezidente mbi 260.000…

Shkup, 1 prill – Prej të martës e këtej, po vazhdon analiza dhe interpretimi i shifrave dhe përqindjeve të regjistrimit të popullsisë dhe duket se gjithkush gjen ndonjë aspekt për të treguar atë sa është i suksesshëm ose e kundërta. Një nga çështjet që është diskutuar më së shumti këtyre ditëve, është rënia e numrit të popullsisë rezidente në Maqedoni krahasuar me dy dekada më parë, për të nxjerrë konkluzionet e veta. Por, për të diskutuar në mënyrë të argumentuar, gjithsesi, janë të preferuara krahasimet me vendet të ngjashme, e ne si fqinjë më të afërt për nga karakteristikat, duke përjashtuar Kosovën për shkaqe objektive, e që është më e përafërt, e kemi Shqipërinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, në Maqedoni jetojnë 1.832.696 persona, 568.175 familje dhe 837.255 banesa.

Kur këtij numri i shtohen edhe ata të cilët janë në diasporë, pra, që përfshin të dy kategoritë, atë rezidente dhe jorezidente, janë regjistruar gjithsej 2.097.319 persona dhe prej tyre; 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë etj. Për krahasim, me rëndësi është numri prej 264,623 banorësh që punojnë jashtë(si popullsi jorezidente) dhe ku janë 24,45% maqedonas, kundrejt 66,36%, turq 4,79% shqiptarë. Por, këtu ekziston një defekt jo i vogël, sepse përderisa është zvogëluar përqindja e maqedonasve, ajo nuk shprehet në diasporë, që mund të jetë një mangësievientimi. Por kjo nuk është tema.

Njerëzit e evidentuar në diasporë, praktikisht përbëjnë rreth 12 për qind të popullatës së përgjithshme të regjistruar, gjë që nuk është ndonjë dallim shumë i madh, edhe pse nga disa institucione ndërkombëtare, numrin e të emigruarve nga Maqedonia e Veriut e kanë llogaritur të paktën me dyfishin e shifrës së sipërme.

Por si qëndron puna me fqinjin perëndimor të Maqedonisë?

Sipas të dhënave nga më të fundit, rreth 1.684.135 milionë shtetas të Shqipërisë ose rreth 37 % e popullsisë jeton jashtë vendit. Në një raport të Institutit të Statistikave, INSTAT të publikuar në dhjetor 2020, gjatë vitit 2019 diaspora u rrit me rreth 2,6 %.

Projeksionet e INSTAT tregojnë se në vitin 2031 mendohet se numri i shqiptarëve jashtë vendit të arrijë në 2,7 milionë  dhe në  2050 të arrijë në  2, 6 milionë. Emigracioni është një fenomen që i ka shoqëruar shqiptarët edhe në kohën e komunizmit kur kufijtë u mbyllën për 5 dekada.