11/12/2024

Nën ndikimin e valës së lagështisë gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.

Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë), e cila do të kushtëzojë ulje të dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë.

Nga e martja do të mbizotërojë mot mesatar me vranësira me kushte për shi të lehtë lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Rekomandohet që në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën drunj.