01/12/2024

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në 360 shkallë në servisin public në gjuhën maqedonase ka folur për zgjedhjet presidenciale dhe bisedimet me partitë që kandidati të jetë i përbashkët i të gjithë partive shqiptare.
Grubi thotë se për këtë kanë biseduar edhe me Arben Taravarin po edhe me opozitën shqiptare, raporton indeks.mk
“Kemi diskutuar dhe parë mundësinë që të dalim me një kandidat të vetëm, të përbashkët, i cili do të ishte mbi partiak, nuk do të ishte mbështetës i asnjërës nga partitë, përfshirë këtu edhe BDI-në, ASH-në dhe opozitën. Për fat të keq, opozita shqiptare po edhe Arben Taravari, zbuluan se do të dalin në garë me figurë totalisht politike, me një kryetar partie, dhe ra, dështoi i gjithë plani që të mos kemi kandidat të dytë shqiptar për president”, tha Grubi.
Zbuloi nëse garës për president BDI-ja do t’i hyjë me kandidatin e vet dhe kush mund ta marrë këtë përgjegjësi nga BDI-ja.
“Po, do të kemi kandidat. Ka shumë emra, nisur nga sekretarët e partisë, nënkryetarët e partisë, këtu përfshihen edhe personat që ndoshta nuk kanë të bëjnë me BDI-në po edhe veteranët e partisë. Bujar Osmani mund të jetë një kandidat i shkëlqyeshëm. Nuk mund të thoni se po bën kampanjë sepse një gjë e tillë as nuk është diskutuar brenda partisë e as e vendosur. Vendim do të ketë së shpejti, sepse po afrohet data e mbledhjes së nënshkrimeve, këtë javë do ta mësojmë se kush është kandidati i BDI-së për president”, deklaroi ai. /indeks.mk/