Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq mbërrin këtë të mërkurë (18 tetor) në Tiranë në një vizitë dy-ditore me ftesë të kreut të shtetit, Bajram Begaj.
Sipas axhendës së përcaktuar, presidenti kroat do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Sanja Milanoviq dhe delegacioni zyrtar.
Presidenti kroat do të pritet në orën 10:30 në një ceremoni shtetërore nga Begaj, për të vijuar më pas me takimin mes tyre në Presidencë në orën 10:50.
Pas takimit të delegacioneve të dy vendeve, Begaj dhe homologu i tij kroat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Agjenda e plotë vizitës:
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviq.
10:50-11:10 -Takimi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviq.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq.