Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëngjitjes së Maqedonisë së Veriut me Deklaratën e grupit G7.
“I Jam Mirënjohës Maqedonisë Së Veriut Që Iu Bashkua Deklaratës Së Grupit G7 Në Mbështetje Të Garancive Të Sigurisë Për Ukrainën Dhe U Bë Vendi I 15-Të Që E Bën Këtë. I Vlerësoj Përpjekjet Personale Të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski Për Të Forcuar Partneritetin E Vendeve Tona, Ukrainës Dhe Maqedonisë Së Veriut”, Shkroi Zelenski Në Twitter, Përcjell Indeks.Mk
Ndryshe, koalicioni i vendeve të G7 ka iniciuar një kornizë Deklaratë afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, duke thënë se do të kërkojë të zbatojë një agjendë reformash për të ndihmuar në sigurimin e Kievit me “qeverisjen e mirë të nevojshme për të përparuar drejt aspiratave të tij euro-atlantike”.