04/10/2024

Lideri i Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në një preskonferencë për mediat për zgjedhjen e Bujar Osmanit si kandidat për President u shpreh se, Osmani është një nga personalitetet më të shquara të Maqedonisë së Veriut dhe një kalibër Europian, prandaj ai pret që të mbështetet nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, edhe për afrimin e komuniteteve në vendin tonë.

“Ideja nuk është e para dy viteve, që nga kongresi i vitit 2022 por ne i pëcjellim të gjitha zhvillimet se si në Maqedoninë e Veriut kemi më shumë afërsi për të krijuar një ambient për shtetin që presidenti i republikës të zgjidhet në Kuvend duke u avancuar edhe me zëvendëspresident.
Me këtë hap ne do të arrijmë të kursejmë edhe thesarin e shtetit sepse për një cikël zyrtar presidencial duhet miliona euro kështu që efekti mendojmë se do të ishte me mesazh të fortë që do të ndikonte në përafrimin e komuniteteve. Në nder të Maqedonisë së Veriut të gjithë ne duhet të mbështesin një personalitet të Klaibrit Evropian, siç është Bujar Osmani i cili me dinjitet ka përfaqësuar shtetin, ka menaxhuar përballje shumë të forta në këtë rast edhe me Rusinë, dhe pres përkrahje sepse është një kalibër dhe personalitet i mirfilltë për të përfaqësuar shtetin si president”, tha Ahmeti në preskonferencën për Media. (politiko.mk)