01/12/2024

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, deklaroi se ideja e kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti që presidenti të zgjidhet në kuvend, ishte ide e vitit 2016, pasuar edhe në vitin 2020.

Grubi shtoi se BDI është parti që gjithmonë ka sjellë ide innovative dhe gjithmonë ka siguruar vëmendjen e opinionit.

“Opozita shqiptare edhe pse e kishte lexuar fjalimin e z.Ahmeti paraprakisht, aksidentalisht, ata prap nuk kishin arritur ta kuptojnë si duhet. Ndaj edhe me press konferencë ishin disi qesharak dhe pa fakte. BDI karakterizohet në opinion si parti kreative, që trajton dhe di të aktualizoj tema me rëndësi, ndaj dhe u bë bujë shumë me lajmin e madh të Ali Ahmetit. U aludua dhe emri i Ahmetit, u dhanë dhe emra të tjerë por me rëndësi e gjithë vëmendja ishte tek BDI”, deklaroi Grubi.

Grubi për dëshmi në studio kishte marrë dhe dy platformat zgjedhore të BDI-së nga viti 2016 dhe 2020, ku ishte precizuar dhe ideja për zgjedhjen e presidentit të shtetit përmes Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. /indeks.mk