11/12/2024

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në SPAK.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’ pas një vendimi politik dhe pa asnjë akuzë.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për çështjen e klubit ‘Partizani’.