Profesori i Sigurisë, pranë Universitetit të Tetovës, Bashkim Sulejmani, në një prononcim për indeks.mk ka folur për Ligjin për Amnisti të propozuar nga Ministria e Drejtësisë e që Qeveria do ta miratojë brenda javës ose javën e ardhshme.
Ai thotë se kjo nismë është e mirëseardhur duke parë gjendjen reale brenda burgjeve. Sipas tij kjo do të lehtësojë punën e autoriteteve brenda shtëpive ndëshkuese-përmirësuese.
Foli edhe për faktin se pse VMRO-DPMNE-ja opozitare e kundërshton një propozim të tillë.
“Kur bëhet fjalë për VMRO-në mund të vlerësojmë se ajo vetë është shkaktare e burgimeve të improvizuara, ajo i mbushi burgjet me shqiptarë, po ashtu tani kur vihet në funksion respektimi i të drejtave të të burgosurve, ajo del dhe e kundërshton funksionimin e shtetit dhe së drejtës, duke e nxjerrë jashtë funksionit sistemin gjyqësor me akt vendime të dirigjuara dhe montuara dhe nga ana tjetër nuk demokratizohet dhe nuk ka qëllime për të respektuar të drejtën gjyqësore dhe konventat evropiane për personat që vuajnë dënimin dhe funksionimin e shtetit dhe së drejtës”, tha Selmani për Indeks.mk
Për më tepër, ndiqeni prononcimin e plotë të Selmanit.