27.8 C
Skopje

“Prolongohen” protestat e mesditës të paralajmëruara nga VMRO-LEVICA!

Pasi Qeveria njoftoi se në mbledhjen e sotme nuk do të diskutohet për propozimin francez edhe protesta e opozitarëve, VMRO-LEVICA është shtyrë.

Sipas burimeve të indeks.mk brenda VMRO-së protesta e paralajmëruar në ora 12:00 do të realizohet por nuk do të jetë massive dhe nuk do ta ketë mbështetjen e qyteteve tjera. Burimet thonë se në  protestën e paralajmëruar për në ora 12 do të protestojnë vetëm përkrahësit e VMRO-së dhe Levicës që janë nga Shkupi e rrethina.

Gjithashtu, burimet thonë se protesta kryesore e opozitarëve do të jetë nga ora 19:00./indeks.mk/.