Erdhi muaj shkurt, administratorët e komunës së Tetovës ende nuk i kanë marrë rrogat e dhjetorit. Bilall Kasami dhe stafi i tij nuk japin asnjë sqarim pse nuk ka rroga. Një punonjës i komunës së Tetovës për TS thotë se të gjithë punëtorët priten të protestojnë dhe të bëjnë grevë nëse nuk i lëshon rrogat kryetari Bilall Kasami.
“Nëse nuk i lishon rrogat ne do të protestojmë. Në çdo zyrë në komunë bisedohet për protestë dhe kjo mund të ndodh. Nëse vazhdohet më shumë ne do bëjmë grevë sepse bankat na thirin për kamatat” thotë për TS një i punësuar i cili nuk dëshironte ti shkruhej emri.
Sipas tij, Kasami lavdërohet herë në Amerikë e herë në Turqi, por rrogat nuk i jep.
” Ai rri ne Amerikë, ne rri pa rroga. Psr i mba gjithë ato aktivist me kontrata kot, as nuk punojnë as nuk vijnë në punë dhe i vonon rrogat” thotë më tej i punësuari në komunë.
Vlen të thekësohet se komuna e Tetovës për dy vite e ka rritur borxhin e komunës së Tetovës dhe e ka rritur numërin e militantëve të BESËS që marrin rroga pa punuar në komunë.