25/06/2024

Vendimi se kush do të jetë kandidati presidencial varet edhe nga kush do të kryesojë listën parlamentare të LEN në Njësinë Zgjedhore 6.

Nëse Taravari është kandidat për kreun e shtetit, atëherë Kasami do të jetë bartës i listës dhe anasjelltas, thotë Kasami.

Sipas marrëveshjes në parim, bartës i listës së LEN në Njësinë Zgjedhore 1 do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa në Njësinë Zgjedhore 2 – Afrim Gashi.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Bekim Qoku, edhe pse është nga Struga, do të jetë në listën e LEN në njësinë e gjashtë zgjedhore, ka thënë Kasami.