09/12/2024

Të shtunën, më datë 10 shkurt, Aleanca për Shqiptarët do të mbajë mbledhjen e Kuvendit të partisë.

Lajmin për thirrjen e Kuvendit e ka bërë të ditur ditë më parë, kryetari i Kuvendit Qendor, Ziadin Sela në konferencën për media.

Sipas informacioneve zyrtare, në këtë mbledhje janë dy pika në rend dite, si Raportimi i kryetarit të partisë rreth zhvillimeve të fundit politike për zgjedhjet e ardhshme si dhe do të shqyrtohet vendimi i partisë për dalje në zgjedhjet parlamentare.

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 13:00 në Bushi Resort në Shkup.

Kujtojmë se ky aktivitet vjen pasi nga struktura e ngushtë partiake e ASH-së, akuzuan kryetarin e partisë, Arben Taravarin për mungesë transparence, mos llogaridhënie si dhe veprim të njëanshëm politik pa respektuar qëndrimet e partisë. /indeks.mk