03/10/2024

Kryeministri Talat Xhaferi ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e Qarkores së Tetovës. Sipas tij, çdo kilometër rrugë e ndërtuar në vend është investim për të gjithë ne, për gjeneratat e ardhshme.

Shprehet i lumtur që me fillimin e punimeve të Qarkores fillon edhe zgjidhja e një problemi të kamotshëm, jo vetëm për Tetovën por edhe për gjithë rajonin e Pollogut.

“Çdo kilometër rrugë e ndërtuar në vend është investim për të gjithë ne, për gjeneratat e ardhshme, për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e gjithë shtetit. Jam i lumtur që sot, më në fund, fillojmë me zgjidhjen e një problemi të kamotshëm, jo vetëm për Tetovën por edhe për gjithë rajonin e Pollogut dhe më gjerë – qarkorja rreth Tetovës, nga nyja “Trebosh” deri në Neproshten, projekt i cili me dekada ishte vetëm një ide në letër”, ka shkruar Xhaferi.