Kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferi pas takimit me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, ka takuar edhe ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
Për njoftimin kanë njoftuar edhe Xhaferi po edhe Qehaja.
Sipas njoftimit, takimi mes udhëheqësve ka qenë fillimisht urues dhe në të është biseduar edhe për marrëveshjet mes dy vendeve që sipsa Qehajës pritet me padurim zbatimi i tyre.
“Marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve”, ka shkruar Qehaja.
Nga ana tjetwr, kryeministri Talat Xhaferi ka përsëritur qëndrimin afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale.
Në takim Ambasadori Qehaja u shoqërua nga Konsulli Podvorica.