Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 125-të në rend dite të së cilës janë disa pika, mes të cilave, edhe Propozim-ligji për ratifikim të Konventës multilaterale për implementim të masave për parandalim të erozionit të bazës tatimore dhe llogaritje të profitit të cilat kanë të bëjnë me marrëveshjet për shmangie të tatimimit të dyfishtë.
Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar para ministrave, mes tjerash në shqyrtim do të gjendet edhe Informacioni për Strategji të përgatitur për shëndetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2030, si dhe Informacioni për rrjedhën e realizimit të Strategjisë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën, në vitin 2019-2023.