01/12/2024

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle – Shkup ta ngrit në një nivel më të lartë, në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët Kozle – Shkup.

Nga Qeveria sqarojnë se me këtë vendim synohet zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor në fushën e sëmundjeve respiratore tek fëmijët dhe me fibrozë cistike, duke kryer edhe veprimtari arsimore, avancimin e të punësuarve shëndetësorë dhe veprimtari shkencore – hulumtuese.

“Me këtë vendim do të fitohet diagnostikim i shpejtë dhe më efikas, trajtim dhe mjekim të pacientëve dhe do të ulet presioni drejt institucioneve të tjera me çka do të sigurohet mbrojtje shëndetësore më e qasshme dhe më cilësore e pacientëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.