14/04/2024

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 gusht solli vendim për themelimin e konviktit shtetëror “Tetova” për studentët në qytetin e Tetovës, me seli ne rrugën “Ilindenska”.

Mjetet për financimin e këtij konvikti do te sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga shfrytëzuesit e sherbimeve.

Në afat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes ne fuqi të këtij vendimi do të konstituohet edhe këshilli Drejtues i konviktit,

Gjithashtu në këtë afat kohor Këshilli Drejtues i Konviktit Shetëror për Studentë „Tetova” ne Tetovë do te shpalli dhe thirje Publike per përzgiedhjen e drejtorit të këtij Konvikti, si dhe do ta sjellë edhe statutin e Konviktit Shtetëror për Studentë.