Shefi i Meta-s, ka rishikuar pajisjet e Apple Vision Pro, megjithatë beson se produkti rival i Meta-s, Quest është produkt më i mirë për shumicën e gjërave për të cilat njerëzit i përdorin kufjet e realitetit virtual dhe të përzier.
Ai e ndau pikëpamjen e tij në llogarinë e tij në Instagram, të xhiruar me produktin Quest 3 Mixed Reality Passthrough, transmeton Telegrafi.
Edhe këtë vit, Ukraina nuk do të ftohet për tu anëtarësuar në NATOKur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjakDështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për t…Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për…Specialja kërkon të kontakohet urgjentisht Ministria e Drejtësisë lidhur me financimin …
Zuckerberg pohon se Meta Quest është produkt superior kundrejt pajisjeve Apple Vision Pro. Shefi i Meta-s, potencon se produkti i tij është më i lehtë se shtatë herë më i lirë se Vision Pro.
“Quest, mendoj se është shumë më komod”, deklaroi ai.
Pajisjet Vision Pro të Apple sipas tij e kanë problemin e turbullimit të lëvizjes, që mund t’u shkaktojë përdoruesve jo-rehati.
Ndonëse ka mënyra për të minimizuar këtë me hapa të thjeshtë, Zuckerberg pohon se “Quest është shumë më i qartë”.
Zuckerberg gjithashtu vuri në dukje se Quest ka një fushë më të gjerë shikimi dhe ekrane më të ndritshme se Apple Viision, Pro dhe se pajisjet e Meta-s do të ofrojnë një përvojë më të mirë të lojërave. /Telegrafi/