Ligji për lojrat e fatit ndonëse do të rregullonte tregun e kësaj veprimtarie në vendin tonë, e do të mbronte qytetarët, rininë e sidomos nxënësit nga fenomeni i ekspozuar pranë shkollave dhe objekteve fetare, po kundërshtohet vazhdimisht nga opozita shqiptare VLEN dhe ajo maqedonase VMRO-DPMNE.
Edhe pse partia më e madhe shqiptare, BDI së bashku me Lëvizjen Anti-bixhoz kanë punuar vazhdimisht që ky ligj të zbatohet dhe objektet e lojrave të fatit të dislokohen 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare, interesi i opozitës është mbrojtja e monopolit të kazinove, e jo interesit qytetar!
E sigurisht që pas një kundërshtimi kaq të madh, qëndrojnë disa arsye madhore, si persona nga opozita që përfitojnë në mënyra të ndryshe nga kazinot dhe bastoret, e poashtu dhe favore shoqërore që prishen në rast se ky ligj gjen zbatimin e duhur!
Izet Mexhiti mbase ka të drejtë të shqetësohet dhe të flas nën panik për këtë ligj sepse nga shkolla fillore, “Imri Elezi”, deri te stadiumi Çairit, nuk ka as 300 metra, ndërsa në ambientet e stadiumit gjenden 3 bastore dhe kazino, si dhe një institucion për kredi të shpejta, të cilët sipas ligjit të ri për dislokim të kazinove dhe bastoreve, do të duhet të dislokohen. Pra, objektet në të cilat po kryhen këto veprimtari janë pronë e Komunës së Çairit, që i janë dhënë në shfrytëzim Rafet Muminoviqit, ortakut dhe bashkepartiakut të Izet Mexhitit.
Dhe ky nuk ështa rasti i vetëm, sepse dyshja Izet Mexhiti dhe Visat Ganiu për 18 vite, kanë investuar më së shumti në kazino e bastore se sa çerdhe fëmijësh e shkolla në Komunën e Çairit.
Kujtojmë se përveç Rafet Muminoviqit, nga LD e Izet Mexhitit sonte u bë virale dhe një fotografi e bashkëpartiakut të tij, Rakip Doçit duke provuar fatin në “SLOT” aparaturën fatsjellëse! /indeks.mk