Bilall kasami është si puna e atij elefanti në krye të pemës, askush nuk e din saktësisht si ka arrit aty por ama të gjithë e din se së shpejti do të bjer nga pema.
– Në krye të Tetovës Bilalli ka ardh përshkak të gabimeve strategjike në përzgjedhjen e kandidaturave të dy poleve kryesore, argument keni matjet që janë kryer para se të shpalleshin kandidaturat ku besa ishte shumë mbrapa dhe as afër të qenurit alternativ serioze për udhëheqen e Tetovës.
-Zgjedhjet për këshill nëse analizohen drejtë janë humbje për besën.
Të hysh në zgjedhje me kryetarin e sigurt dhe ku garohet vetëm për këshillin në një vend si RMV ku gjitha kompetencat i ka kryetari ndërsa këshilli komunal është aty në shumicën e rasteve si dekor për ti legjitimu vendimet e kryetarit, në fakt është garë e pabarabart që e favorizon dukshëm partin që e udhëheq qytetin.
Edhe përskaj këtij favorizmi të dukshëm, edhe me ndihmën e frymës opozitare që u kriju në Tetovë, edhe me ndihmën e partive opozitare Maqedone të cilët momentalisht janë në momentin më të mirë të tyre, edhe përskaj ndihmës së madhe të Ash-ës e cila shkriu veten për ta ndihmu Bilallin, edhe përskaj se zgjedhjet po mbaheshin në momentin më të pafavorshëm për BDI-në pasi që hyntë në zgjedhje ende e pa i etabluar mirë strukturat e reja të cilat sapo kishin dal nga zgjedhjet e mbrendshme dhe ende kish hatërmbetje dhe luftë mbrenda llojit, edhe pëskaj gjithë këtyre favorizimeve dhe shumë tjerave Besa nuk arriti ta kapitalizoj dhe ta betonizoj fitoren, ishte një ,,fitore” e zbeht dhe ky rezultat më shumë i shkon pêr shtati BDI-së e cila tash ka kohë ti etabloj strukturat e reja dhe ti sanoj defektet.
Tetovarët duhet të kuptojnë që Bilalli nuk është ndryshimi, në fakt Besa është parti që udhëhiqet nga mbetjet e partive tjera të cilët janë në Besë vetêm pse atje ku ishin nuk kan mundur t’i realizojnë interesat e veta personale e disa të tjerë aty janë me mision, dhe si e tillë ajo nuk mund të sjell ndryshim, e që besa as zëvendësim.
Si përfundim definitivisht Tetova nuk ka Billall por ka kryetar aksidental.
https://www.facebook.com/liridon.ramadani.1610/posts/pfbid02BbE3kwcn23NXo3XLxEdcC23B2kURwVKRfcPKBHF5dNs1VYV6Tk4p3PrTefUztpHl