
Partitë opozitare shqipatre e sidomos Lëvizja Besa poe e humbin integritetin e tyre ashtu si dhe vlerat dhe principet e tyre për shkak të bashkëpunimi me VMRO-në, e cila është kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese. Analistit politik Ismet Ramadani ka vënë në dukje se partitë politike shqiptare duhet të jenë të kujdesshme dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që të mos ndërtohet një aleancë e partive politike antiperëndimore dhe antishqiptare.
Semir Pajaziti, një nga aktivistët e PDE-së, ka deklaruar se opozita shqiptare është nën ndikimin e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk ka asnjë qëllim dhe vizion për të ardhmen e vendit.
Analisti politik Ismet Ramadani, u shpreh se bashkëpunimi me VMRO-në do të jetë i mundur vetëm nëse VMRO-DPMNE-ja votojnë ndryshimet kushtetuese. Ai ka thënë se partitë politike shqiptare, qoftë në opozitë, qoftë në pozitë, duhet të jenë të kujdesshme dhe të bëjnë ta kenë të qartë se nëse nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese, ato do të kalojnë në krahun e partive politike antiperëndimore dhe antishqiptare. Ramadani ka thënë se kjo do të thotë se VMRO-ja nuk do të ketë asnjë partner shqiptar për të formuar qeveri në të ardhmen.
“Bashkëpunimi me VMRO-në do të varet se si VMRO-DPMNE-ja do ti kalojë këto sfida që i ka para vetes. Në qoftë se VMRO-ja nuk i voton ndryshimet kushtetuese do të jetë parti e cila do të izolohet nga brenda dhe nga faktori ndërkombëtar, dhe atëherë partitë politike shqipatre, as që do ta kebnë guximin, as që do t’i arsyetojnë shqipatrët si elektorat si zgjedhës pra që të hyjnë në kualicion eventual me VMRO-në.
Prandaj partitë politike shqiptare qofshin ato në opozitë, qoftë ato në pozitë duhet që të jenë shumë të kujdeshsme dhe sipas meje duhet t’ia bëjnë me dije VMRO-DPMNE-së që tani se në qoftë se nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe defenitivishtkalojnë në taborrin e partive politike antiperëndimore dhe anitshqipatre, atëherë pra duhet ta dijnë që më përpra se nuk do të kenë mundësinë të bëjnë qeveri, respektivisht nuk do të kenë mundësi që ndonjë nga partitë politike shqiptare të kenë në kualicion të ardhshëm eventual për qeverisje” tha Ramadani.