9.8 C
Skopje

Ramosaj mori pjesë në ekspozitën kushtuar dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, mori pjesë në ekspozitën tradicionale, që mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit, ekspozitë kjo në nderim të datave 5 dhe 6 Maj, si shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët dhe martirët e Kombit.

“Sot
kisha kënaqësinë të isha pjesë e hapjes së ekspozitës tashmë tradicionale, që
mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës tonë. Ekspozitë
kjo në nderim të datave 5 dhe 6 Maj, si shenjë nderimi dhe përkujtimi për
dëshmorët dhe martirët e Kombit!. Dëshmorët dhanë jetën në luftë për qëllimin e
shenjtë të Lirisë, andaj edhe ne i kujtojmë dhe lartësojmë figurën e tyre me
respektin më të madh!. Lavdi gjakut të të rënëve për Atdhe!”, ka shkruar
Ramosaj në profilin e tij në “Facebook”.