01/12/2024

Pas Dimitrievskit, për rastin e drejtorit të N.P “Tregu i Gjelbërt”, Kumanovë, Gëzim Kadriu, ka reaguar edhe zëvendës kryeministrja për politikë të mirë, Sllavica Grkovska.

Përmes portalit indeks.mk, Grkovska ka bërë thirrje deri tek të gjithë bartësit e funksioneve, qofshin në nivel lokal apo qëndrorë të veprojnë në përputhje me ligjet.

Sipas sajë, duhet të bëhet dallimi dhe nuk duhet të lidhen punët zyrtare, shtetërore dhe partiake dhe se zyrtarët resurset zyrtare nuk duhet ti keqpërdorin.

“Me qëllim të zhvillimit të zgjedhjeve të drejta, paqësore dhe demokratike, u bëjmë thirrje të gjithë aktoreve politikë dhe bartësve të funksioneve, në nivel qendror dhe lokal, të veprojnë në përputhje me ligjet, duke respektuar plotësisht ndarjen ndërmjet punëve shtetërore dhe partiake dhe pa keqpërdorur burimet shtetërore për qëllime partiake”, tha Grkovska.

Kujtojmë, të shtunën, vetura zyrtare e drejtorit të N.P “Tregu i gjelbërt” Kumanovë është fotografuar në një parking afër vendit ku kryetari i Gostivarit ka mbajtur takim me mbështetësit e tij. Ndryshe, krahu i Taravarit dhe Alternativa janë në koalicion lokal me Maksim Dimitrievskin./indeks.mk/

Pak orë më parë, përgjigje për këtë rast dha edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ai tha se nëse një keqpërdorim i tillë konfirmohet do të marrin masa.