
Ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani nuk ka reaguar në lidhje me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale nga nacionalistët maqedonas në Kosovë. Kryediplomati Osmani është shprehur i shqetësuar për grumbullimin e trupave ushtarake serbe në kufirin Kosovë-Serbi dhe ka kontaktuar ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për të shprehur shqetësimet e tij. Osmani ka mirëpritur vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it dhe OSBE është e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe inkurajimin e procesit diplomatik.
“I shqetësuar për grumbullimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit Kosovë- Sërbi, kontaktova sot me ministrin e jashtëm të Sërbisë, Ivica Dacic për të shprehur shqetêsimet tona.
Mirëpres deklaratat për tërhjeqje tê trupave si hapi i parë drejt de-përshkallëzimit. Përshëndes vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE e pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe inkurajimin e procesit diplomatik”, ka shkruar në statusin e tij në facebook Osmani.