Skender Rexhepi, kryetari i Lëvizjes Populli, ka reaguar ndaj keqpërdorimeve financiare dhe korrupsionit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Rexhepi bazuar në një kronikë investigative të publikuar nga portali informativ indeks.mk, ka shkruar se janë keqpërdorur miliona euro të qytetarëve për të financuar kompani me vetëm një punëtor. Detajet më të hollësishme janë përmendur në kronikën e realizuar nga indeks.mk. Rexhepi shpreh shqetësimin se skandali nuk ka marrë asnjë reagim nga komuna e Tetovës dhe se ky akt korruptiv dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare është lënë pa ndëshkim.
Statusi i plotë:
A thua vallë pse “liderët e ideologët” e BesaAAA gati dy javë fare nuk e kanë përmendur “Soravia”-në?
Siç duket ua kanë zënë bishtin me derë në komunën e Tetovës me kompanitë “Mujoba”, “Ereu” dhe “Ekopeu”?.
Nëse vërtet e kanë luftën kundër korrupcionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, atëherë njëjtë sikur për “Soravia”-në, (bile më tepër sepse bëhet fjalë për kryetarin e tyre) duhet të ngrejnë zërin dhe të deklarohen reth akuzave që:
– Kryetari i komunës së Tetovës (dhe i BesaAAA), u ka dhënë tenderë me vlerë miliona euro dy kompanive që janë themeluar në 2021 dhe kanë vetëm nga një të punësuar…
Ideologët e testaturës e kanë radhën të deklarohen, apo ndoshta ua ka kafshuar macja gishtat?