15/03/2025

Vedat Bajrami, ka shprehur se regjisorët dhe aktorët e Turqisë janë të gatshëm dhe kanë potencial për të realizuar një film për komandantin legjendar, Adem Jashari. Këtë vit, ai dhe ekipi i tij, së bashku me një regjisor turk, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Gjatë kësaj vizite, ata kanë marrë informacione të detajuara rreth historisë fizike të Adem Jasharit. Kjo është një lajm shumë interesant, sepse një film i tillë do të ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të përhapur historinë e tij dhe për të treguar rrugën e tij të lavdishme nëpërmjet artit të filmit.

“Unë e kam pas Kazimin dhe komplet ekipën me një regjisor shumë të madh turk në Prishtinë dhe në vizitë te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kanë marrë shumë informata, e kanë pa vendin edhe pse e dinë këta luftën në Kosovë, se kanë qenë pjesëmarrës vetë, edhe shteti turk na ka ndihmu. Janë interesuar shumë më shumë rreth filmit. Është ëndërr e çdo produksioni me bë filmin e Adem Jasharit. Unë mendoj që ka potencial me u bë filmi i tij”, u shpreh ai në RTV21.

Ai thotë se, megjithëse Kosova ka qenë në festivale nëpër botë, ende nuk kemi pasur një film të luftës. Ai e sheh krijimin e një filmi të tillë si diçka të domosdoshme për historinë tonë. Ai gjithashtu pohon se kjo është një temë e ndjeshme dhe duhet të trajtohet me kujdes dhe ndihmën e shumë njerëzve dhe buxhetit të madh.