3.8 C
Skopje

Reja i thur elozhe: Asllani lojtar me personalitet, Napoli duhet ta marrë

Edy Reja, trajneri i kombëtares shqiptare, ka thurur elozhe për Kristjan Asllanin, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm tek Empoli në Serie A.

Italiani ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe për mesfushorin e kombëtares tonë është shprehur:

“Asllani është një lojtar shumë interesant, për mendimin tim është i destinuar për të luajtur në një klub të madh. Nëse De Laurentiis do të më pyeste, do t’ia këshilloja.

Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në mars debutoi me kombëtaren e madhe në miqësoren kundër Spanjës, ndonëse është akoma pjesë e ekipit U21.

Përshtypja është shumë e mirë, sepse di të qëndrojë në fushë në mënyrë shumë inteligjente dhe përdor shumë mirë të dyja këmbët”. / h.ll/abcnews.al