-0.2 C
Skopje

RENDITJA/ Ky është superklubi më i shtrenjtë në botë

schedule22:16 – 9 Shtator, 2022

Real Madridi është shpallur klubi më i vlefshëm i futbollit në vitin 2022.

Kostoja e gjigantit madrilen vlerësohet në 5.1 miliardë dollarë, sipas Forbes. Në vend të dytë është Barcelona 5 miliardë, dhe Manchester United mbyll tre klubet më të shtrenjta në botë 4.6 miliardë.

Tjetra në renditje janë Liverpool, Bayern Munich dhe Manchester City.

Real Madridi është kampion aktual i Ligës së Kampionëve, por Manchester City konsiderohet favorit për sezonin e ri. Përveç kësaj, janë “qytetarët”, sipas ekspertëve të Transfermarkt, ata që kanë skuadrën më të shtrenjtë në futbollin botëror. /abcnews.al/