03/10/2024

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në një prononcim me shkrim për indeks.mk ka zbuluar se deri më sot 600 persona kanë aplikuar për tu punësuar në konzorciumin “Bechtel Enka”, kompani kjo e angazhuar nga Qeveria për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Rexhepi thotë se aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur dhe njofton se javëve në vazhdim, do të ketë panaire punësimi nga “Bechtel Enka” edhe në Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë.

“Deri më sot, janë paraqitur rreth 600 CV, aplikime të personave të interesuar për tu punësuar në ndërtimin e projektit shekullor, Korridorit 8 dhe 10d. Aplikimi vazhdon, javët në vijim do jemi në Kërçovë Shkup dhe Kumanovë. Rinia e kanë shansin Aplikoni…” tha mes tjerash zëvendës ministri Rexhepi.