13/07/2024

Dje në Gostivar, konsorciumi që po ndërton korridoret 8 dhe 10d, “Bechtel dhe Enka” e organizoi Panairin e Punësimeve, ku prezantuan planin për punësimin e 2000 punëtorëve nga Maqedonia nga tregu i punës në vendin tonë.
Sot për informacione më të detajuara rreth kësaj teme, në një prononcim për portalin index.mk, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka thënë se kjo nuk është asgjë e re, por vetëm dispozitë në Ligjin për Korridoret 8 dhe 10D. Ai shtoi se numri i të punësuarve me siguri do të jetë mbi 2000 punëtorë.
“Është një dispozitë ligjore e Ligjit për “Bachtel dhe Enka” që detyron që punësimi i punonjësve të kalojë 51%, gjë që e konfirmuam gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligjet për korridoret 8 dhe 10D. Numri me siguri do të kalojë shifrën e 2000 punëtorëve të të gjitha profileve, si juristë, ekonomistë, inxhinierë ndërtimi, IT e të tjerë. Prandaj apeloj për sa më shumë paraqitje në kompaninë Bachtel dhe Enka”.