Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, ka thënë se pavarësisht kushteve dhe pagave jo të mira, zjarrfikësit asnjëherë s’janë hamendësuar në kryerjen e detyrave të tyre.
“Pavarësisht rreziqeve, sfidave e kushteve jo
të mira në profesion, pavarësisht pagës jo adekuate ju asnjëherë nuk jeni
hamend që ta kryeni detyrën e juaj të rrezikshme e të shenjët shpëtimin e
jetëve njerëzish e shpëtimin e pasurive të qytetarëve”.
Postimi i plotë i Rexhepit në “Facebook”:
Në emrin tim, aktivistëve e simpatizantëve të
shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ua uroj zjarrfikëseve 4 Majin ditën
ndërkombëtare të zjarrfikëseve.
Pavarësisht rreziqeve, sfidave e kushteve jo
të mira në profesion, pavarësisht pagës jo adekuate ju asnjëherë nuk jeni
hamend që ta kryeni detyrën e juaj të rrezikshme e të shenjët shpëtimin e
jetëve njerëzish e shpëtimin e pasurive të qytetarëve.
Shfrytëzoj rastin që një nga një të gjithë zjarrfikëseve
kudo që janë anekënd Kosovës, veçanërisht atyre të Prishtinës dhe AME, t’ua uroj
festën dhe tu falënderohem për përkrahjen e parezerve që u keni dhënë
aktiviteteve tona.
Zoti Ju bekoftë!.