Zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi sot ishte në komunën e Likovës në inspektimin e projektit të rindërtimit të rrugës lokale P2133 që çon deri tek liqeni i Likovës.
Së bashku me kabinetin qeveritar në krye me Kryeministrin, Talat Xhaferi, inspektuam projektin( fazën e asfaltimit) për rindërtim të rrugës lokale P2133 që çon deri tek liqeni i Likovës tha Rexhepi.
Ky projekt në gjatësi prej 3.5 km me vlerë 54 milion denarë është dëshmi për vendosmërisë dhe angazhimin tonë të palëkundur si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve për të përmirësuar infrastrukturën në çdo komunë të vendit.
Në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Rindërtimin e Rrugëve Lokale, janë rikonstruktuar ose janë në proces rikonstruimi mbi 180 rrugë në mbi 70 komuna në të gjithë vendin theksoi zëvendësministri Rexhepi.
I siguroj qytetarët se mbështetja për pushtetin lokal nuk do të ndalet me kaq. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë të jetë partner aktiv i pushtetit lokal edhe në periudhën e ardhshme, përfundoi zëvendësministri Bekim Rexhepi.