27.8 C
Skopje

Rikonstruohet ekipi për bisedime, Grubi: Të gatshëm të ecim drejt rrugës së BE

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi pas mbarimit të seancës së Qeverisë ka theksuar se është vendosur të ristrukturohet ekipi për bisedime dhe anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

E ardhmja e jonë është në BE, bashkë me mundësi të reja për të gjithë ne, rritje e standardit jetësor, hapje e kufijve dhe paga më të larta, ka theksuar kështu Grubi.

Në seancën e sotme Vendosëm për ristrukturimin e ekipit për bisedime dhe anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Treguam se të gjitha institucionet janë të pregaditura për të dhënë maksimumin dhe kapacitetin e tyre ta drejtojnë kah ky proces dhe se jemi të gatshëm të ecim në këtë rrugë me të gjitha përfitimet të cilat do t’i kenë qytetarët tanë përmes anëtarësimit të plotë në BE.

E ardhmja e jonë është në BE, bashkë me mundësi të reja për të gjithë ne, rritje e standardit jetësor, hapje e kufijve dhe paga më të larta.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=627334992089356&set=a.262689901887202