Vetëm pak muaj më parë, Rita Ora ishtë në nëntor në Prishtinë ku u organizua një festë me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku shumë artistë dhe personazhe të njohur u mblodhën për të festuar së bashku. Mes tyre ishte dhe këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora.
Ajo çfarë mori shumë vëmendjen në Instagram ishte fotoja e Ritës dhe këngëtares Dafina Zeqiri, të cilat nga fotot duken si dy mikesha të ngushta.
Rita Ora dukej elegante si gjithmonë ndërsa doli nga hoteli “Mandarin Oriental” në Paris për të shijuar Javën e Modës “Haute Couture” të martën. Këngëtarja 33 vjeçare, dukej me shumë stil në të zeza ndërsa veshi një xhaketë të zezë dhe një palë pantallona të zeza që kombinoheshin, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur gjithashtu një reçipetë me ngjyrë kafe dhe i shtoi lartësi paraqitjes së saj me një palë taka të larta. Javën e kaluar, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban dhe ndau një klip të shkurtër, e cila ishte si një ‘trailer’ i klipit të saj të ri në ardhje.
Ajo ka ripërpunuar këngën e saj “Shape Of Me”, e cila është një dedikim për nënën e saj, dhe të gjitha gratë në përgjithësi. Kënga është pjesë e albumit të saj të tretë, “You and I”, të cilin ajo publikoi në korrik të vitit 2023.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, iHeartRadio Music Awards 2024’ ka publikuar listën e plotë të nominimeve për vitin 2024 dhe pjesë janë dhe tre këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Edicioni i 12-të i kësaj ceremonie të rëndësishme të ndarjes së çmimeve do të përmbajë prezantime çmimesh në kategoritë e ndryshme, performanca live nga artistët më të mëdhenj në muzikë, mysafirë të papritur dhe bashkëpunime, dhe do të pasqyrojë historitë e artistëve fitues në rrugën e tyre drejt numrit 1.