11/10/2024

Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike do të diskutojnë për Propozim-ligjin për Strategjinë Kombëtare Zhvillimore, me procedurë të shkurtuar, Propozimi i planit financiar të Komisionit Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 dhe Propozm vendimin për përcaktimin e përqindjes së përcaktimit nga të hyrat e përgjithshme vjetore, për financim të punës të Komisionit Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Në rendin e ditës të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, dhe të dyja në lexim të dytë.