9.8 C
Skopje

Roja i sigurisë zbulon detaje tronditëse për Amber Heard, tregon se si e dhunonte Johnny Depp


schedule22:37 – 2 Maj, 2022

Roja i sigurisë së Johnny Depp ka dëshmuar në seancën e sotme që po mbahet në gjykatë. Travis McGivern ishte dëshmitari i parë i thirrur të hënën, ndërsa gjyqi për shpifje mes ish-çiftit të famshëm ka hyrë në javën e katërt. Ai ka kujtuar një moment ku Amber Heard ka fyer dhe goditur aktorin gjatë një zënke në apartamenti e tyre në Los Angeles.

Roja i sigurisë përshkroi se si grindjet mes ish çiftit u përshkallëzuan në mars 2015, kur ata u kthyen nga Australia dhe se si u detyrua të ndërhynte kur debati u kthye në një dhunë fizike. “Në një moment isha dëshmitar ku Heard hodhi një kanaçe Red Bull ndaj Depp. U afrova më shumë me zotin Depp. Nuk doja që klienti im të goditet me ndonjë gjë tjetër.

Gjyqi për shpifje të Amber Heard dhe Johnny Depp të hënën dëgjoi dëshminë nga roja i sigurisë së aktorit, i cili u detyrua të ndërhynte në një grindje të keqe mes të dyve në 2015.

Unë qëndrova pranë Depp. Sulmi verbal ka vazhduar, nga të dy. Ai ishte i zemëruar dhe i shqetësuar. Zonja Heard hodhi diçka tjetër, një çantë që kishte atje lart. Unë munda ta rrëzoja, kështu që nuk e goditi. Ajo e pështyu.”, tha ai mes të tjerash. Më herët u raportua se Heard ka shkarkuar ekipin e saj për marrëdhënies me publikun.

Depp, 58 vjeç, u ul i qetë dhe nganjëherë mund të shihej duke qeshur ndërsa roja i tij i sigurisë përshkruante se punonte për ish-çiftin

Sakaq, është ndërmarrë dhe një peticion për largimin e Heard nga Aquaman 2 dhe janë mbledhur 3 milionë nënshkrime. Depp ka paditur ish-gruan  për 50 milionë dollarë  duke pretenduar se i ka dëmtuar karrierën pas një shkrimi që shkroi për Washington Post të vitit 2018. Heard, e cila nuk e përmendi kurrë emrin e Depp në veprën e saj, shkruante se ishte një e abuzuar në familje.

Heard dhe Depp, të cilët ishin të martuar për vetëm 15 muaj nga viti 2015, janë në gjysmë të rrugës së gjyqit shpërthyes, i cili pritet të përfundojë më 19 maj. Dyshja janë fotografuar në nëntor 2011

/abcnews.al