08/02/2025

Në sezonet e fundit, shumë emra të mëdhenj evropianë janë detyruar të bëjnë “gjakderdhje financiare” për të blerë lojtarë të mire, të dobishëm për hapin përfundimtar në cilësi dhe arritur objektivat e vendosura.

Megjithatë, jo gjithmonë ka ecur në mënyrën më të mirë, me lojtarë që nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë, si në rastin e Coutinho dhe Hazard, të cilët zbarkuan respektivisht te Barcelona dhe Real Madridi për shuma stratosferike. Nën “lupë” është edhe kalimi i CR7 te Juventusi.

Sipas një studimi të siguruar nga CIES, braziliani Coutinho është lojtari që i kushtoi më shumë klubit të tij, mes shumës së marrë pas nënshkrimit dhe shifrave të regjistruara në momentin e transferimit. Barcelona, ​​në fakt, shpenzoi 132 milionë euro, me ish-lojtarin e Interit që nuk performoi siç pritej në “Camp Nou”.

Hazard dhe Dembele kompletojnë podiumin, ndërsa Cristiano Ronaldo zë vendin e gjashtë, me 100 milionë të paguara nga Juventusi për kartonin e tij. Nuk mungon as Gonzalo Higuain në këtë listë, një sulmues për të cilin bardhezinjtë paguan 90 milionë euro në arkat e Napolit dhe më pas e shitën në MLS.

Së katërti, i barabartë me Dembele, është një kampion i kalibrit të Neymar Jr (u ble nga PSG te Barcelona për 222 milionë euro, pa llogaritur sa u pagua gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez), aktualisht i dëmtuar.