11/12/2024

Sezoni i dasmave si duket po vazhdon me festime të ndryshme me armë zjarri në Maqedoninë e Veriut duke gjuajtur në mënyrë të pa kontrolluar, në Saraj dje u rrezikua jeta e qytetarëve.

Në redaksinë e Klan Maqedoni një banor i shqetësuar thotë se “fatmirsisht” edhe ky plumb qorr përfundoi mbi veturë e nesër mund të merr jetën e një personi, deri kur do të zgjas vetëdisimi ynë, ai deshi të ngelet anonim ku për Klan Maqedoni tha se plumbi ka rënë mbi veturën në një lagje në Saraj të Shkupit.

Ndryshe nga MPB disa herë kanë bërë thirrje për kujdes nga gjuajtjet me armë zjarri dhe gjobat që do të pasojnë nga këto manifestime. /KlanMacedonia/