09/12/2024

Kryetari i komunës së Pllasnicës përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka rritur numrin e kujdestarëve për shërbime sociale në kuadër të kësaj komune, e sipas tij tashmë kanë nënshkruar kontratë pune disa infermiere dhe kordinator.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Plasnicës,

Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua t’ju informoj se përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale kemi rritur numrin e kujdestarëve.

Gjegjësisht, sot në hapësirat e komunës së Plasnicës kanë nënshkruar kontratë edhe 5 infermiere, 3 nga fshati Lisiçan dhe 2 nga fshati Plasnicë. Tani ekipi ka 20 kujdestarë dhe 1 koordinator lokal.

Me rritjen e numrit të kujdestarëve u rrit edhe numri i përdoruesve/familjeve fundore, pra nga 45, tashmë 60 familje marrin shërbime në shtëpitë e tyre.

Komuna e Plasnicës do të vazhdojë të përpiqet për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

Kujdestarëve të rinj i uroj punë të suksesshme.

Me respekt,
Kryetar komune
Alia Jaoski

https://www.facebook.com/photo/?fbid=7350903328357051&set=pcb.7350903675023683