03/10/2024

Nisja e pagesave të pensioneve me rritje prej 5.3% fillon sot. Pensionistët më të lartë do të përfitojnë rreth 3700 denarë plus, ndërsa ata me pensione më të ulëta do të marrin rritje prej 700 denarë. Në total, rreth 330 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo rritje.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë:

“Sipas metodologjisë dhe të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pensioni për muajin shtator do të rritet me 5.3%. Ky është rregullimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe bashkë me 5.3% në shtator është gjithsej 13.7%”. Në vend jetojnë rreth 330 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 97 mijë në muaj, pranojnë pensione deri në 13 mijë denarë”.